Ëndërronte dhe synonte një fund të lumtur, një fund me trofeun e titullit në Angli, por Bournemouth dhe Iraola i prishin planet Guardiola-s, me “qytetarët” që një javë përpara fundit të sezonit të rregullt ngecën në transfertë, një “X” 1-1 që i dhuroi Arsenal titullin nga divani. Iraola, miku i Artetas, bëri pjesën e tij në këtë garë të fortë për titullin, por në të njëjtën kohë ishte një pikë e çmuar që blindon prezencën e ekipit të tij në Europa League.
Kroupi kaloi vendasit në avantazh në minutën e 39-të me një gol shumë të bukur. Man.City u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Haaland erdhi shumë vonë, në minutën e 95-të, duke bërë që në Londër të shpërthente festa. Pas ndeshjes, Pep Guardiola, si një kavaljer i vërtetë uroi Arsenal për titullin, në të njëjtën kohë foli edhe një lidhje me të ardhmen e tij:
“Në emër të gjithë Man.City dhe të gjithë skuadrës i bëj komplemente Arsenal, Artetës dhe stafit të tij për këtë titull. E merituan. E ardhmja ime? Mund të them vetëm se nga eksperienca që kanë fituar ndër vite, të flasësh për të ardhmen kur sezoni ende nuk ka përfunduar është diçka negative. Personi i parë që duhet të flas në lidhje me këtë është presidenti i klubit. Në fund të këtij sezoni do të marrim një vendim. Jam personi më i lumtur në botë që jam pjesë e këtij klubi”, u shpreh Guardiola. Në Angli janë të bindur në këtë pikë, Pep Guardiola do të largohet nga Man.City në fund të këtij sezoni. Në 10 vite në krye të Man.City, spanjolli ka fituar 20 trofe, ku spikasin 6 tituj kampion në Premier League dhe 1 Champions League.
