“As ujë, as liri lëvizjeje”.

Për më shumë se 8 orë, 40 studentë shqiptarë nga Tirana që udhëtonin për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe në Shkup, thonë se u përballën me presion, kontrolle të vazhdueshme dhe trajtim të papranueshëm nga autoritetet maqedonase.

Sipas dëshmive të tyre, pasi u ndaluan në kufirin e Bllatës, studentët u kontrolluan një nga një dhe u sorollatën nga Dibra deri në Kumanovë, edhe pse destinacioni i tyre ishte Shkupi.

Ata tregojnë se gjatë gjithë kohës janë shoqëruar nga policia dhe nuk janë lejuar as të ndalonin për të blerë ujë, ushqim apo për të kryer nevojat personale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Studentët denoncojnë se janë mbajtur për orë të tëra nën presion, me kërcënime dhe keqtrajtime psikologjike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb