Pas suksesit të jashtëzakonshëm me 4 shfaqje sold out në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, baleti “Carmen” nis një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e tij artistik, duke udhëtuar drejt Italisë për t’u ngjitur në skenën prestigjioze të Teatro Comunale di Bologna.

Më 23 dhe 24 maj, në “Comunale Nouveau”, Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës do të performojë për publikun italian në dy mbrëmje plot pasion, elegancë dhe emocion. Shfaqjet do të zhvillohen të shtunën, më 23 maj, në orën 20:30, dhe të dielën, më 24 maj, në orën 16:00.

B45424d8 Cdb6 4553 835e 33cdb4c482f9
B45424d8 Cdb6 4553 835e 33cdb4c482f9

Ky udhëtim vjen pas prezantimit të suksesshëm të Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së në Bolonjë, në tetor, së bashku me violinistin Giuseppe Gibboni, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimeve artistike dhe promovimin e kulturës shqiptare në skenat europiane.

Në këtë produksion, protagonistë janë Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës dhe Orkestra e Teatro Comunale di Bologna, nën drejtimin e dirigjentit Paolo Paroni, e cila do të ekzekutojë live muzikën e Georges Bizet, të përshtatur dhe pasuruar me ndërhyrjet origjinale të Giuseppe Calì.

Whatsapp Image 2026 05 20 At 09.58.39
Whatsapp Image 2026 05 20 At 09.58.39

Në rolin ikonik të Carmen ngjitet në skenë një nga yjet e baletit shqiptar, Anbeta Toromani, ish-balerinë e parë e teatrit, në debutimin e saj në Bologna. Në rolin e Don José do të interpretojë Alessandro Macario, balerini napolitan i formuar në Shkollën e Baletit të Teatro di San Carlo, i afirmuar vitet e fundit si një nga interpretët kryesorë të institucionit historik napolitan.

Whatsapp Image 2026 05 20 At 09.58.39 (1)
Whatsapp Image 2026 05 20 At 09.58.39 (1)

Escamillo do të interpretohet nga Luca Curreli, i rritur artistikisht pranë Norwegian National Ballet në Operën e Oslos dhe sot i angazhuar si balerin i parë dhe solist në skena ndërkombëtare, përkrah emrave të mëdhenjë. Ndërsa Micaela dhe Kapiteni do të interpretohen përkatësisht nga Odeta Dishnica dhe Gerd Vaso, solistë të Trupës së Baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës.

Whatsapp Image 2026 05 20 At 09.58.39 (2)
Whatsapp Image 2026 05 20 At 09.58.39 (2)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb