Një thirrje për ndërhyrje emergjente ishte deklarata e Korreshit në fjalën e sotme në Kuvend.

Deputeti Saimir Korreshi, ka pasqyruar gjendjen e mjerueshme të Spitalit të Lushnjes, kushtet e vështira në të cilat vizitohen pacientët dhe vizitat që bëhen nga mjekët.

“Kunati im kur vdiq, 1 orë e gjysmë rriten ambulanca në derë të shtëpisë, ju tregoni mjekësinë. Të paktën kërkoni falje…Ogerta Manastirliu dilte fliste, për çfarë punojmë ne? për të vjedhur…Nuk kemi shëndetësi falas, vratë mijëra njerëz me COVID-19. A rimbursoi kush? Çfarë flisni, ju talleni me këto njerëz…

Unë sot pres që të kërkosh falje, të rishikosh statusin e Spitalit të Lushnjes, të më heqësh patronazhistët nga puna dhe të çosh njerëz që bëjnë detyrën. Në ato kushte as në kohën e Enverit nuk është vizituar… Bëjnë vizitë pa aparate… Lerini patronazhistët se i dini edhe sa e kam numrin e brekëve…Po luhet me bukën e fëmijëve. Ju keni kaq vite që tallni bythën me shqiptarët dhe unë nuk bëkam humor.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: