Nën titullin “Njeriu që ndjente gjithçka”, një pjesë e frymëzuar nga përrallat e At Donat Kurtit e shkruar dhe me regji të Elsa Demos, u vu në skenë në Tiranë. Për Demon, pjesa është sa personale, po aq edhe e shkëputur prej saj.
“Më ka pëlqyer kur e kam lexuar dhe më ka tronditur- pjesën që më ka tronditur unë e kam zhvilluar më tej. Pjesa, trajton edhe këtë raport me veten time tjetër dhe me teatrin, teatrin konvencional dhe teatrin që i përgjigjet nevojave të një individi, që jeton në kohën e sotme. Unë jam me këtë që kur individi ka diçka për të thënë, atëherë duhet të dalë në skenë.
“Njeriu që ndjente gjithçka” ishte pjesë e programit te Javës së Evropës, që sjell temat të hapësirave, lirisë, identitetit, kujtesës dhe emigrimit. Për Demon, shfaqja ishte edhe një mënyrë për të angazhuar të rinjtë, si Flobensa Bezati.
“Në role kishim një lloj përplasje të marrëdhënieve, nënë bijë, alterego, përplasje të mendimeve dhe përvojave e kujtimeve e ndjesish mbi të gjitha. Gjithë shfaqja është udhëtim i bukur ndjesish. por hasa Për mua ishte sfidë se gjuha e Donat Kurti është një gjuhë që më pëlqeu shumë kur e lexova, por është një gjuhë që nuk përdoret në përditshmëri. Ishte një sfidë shumë e bukur dhe do e mbaj mend këtë tekst”, tha Bezati, aktore e regjisore.
Shfaqja është një kërkim i brendshëm i individit, përballje me të shkuarën dhe momente kyçe të jetëve tona, që na ndikojnë, na shënjojnë dhe na bëjnë ajo që jemi, gjysma apo të plota, versione të vetes.
