Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, kanë diskutuar për mundësinë e transferimit dhe ruajtjes së uraniumit të pasuruar të Iran në Rusi.

Lajmi u bë i ditur nga Kremlini gjatë vizitës së Putinit në Kinë. Sipas zëdhënësit rus Dmitry Peskov, presidenti rus ia ka paraqitur këtë ide homologut kinez gjatë takimit në Pekin.

Pas bisedimeve, Rusia dhe Kina publikuan një deklaratë të përbashkët ku paralajmëruan për rrezikun e “rikthimit të ligjit të xhunglës” në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Dy vendet kritikuan gjithashtu përpjekjet e disa shteteve për të dominuar politikën globale, duke lënë të kuptohet se kishin në shënjestër administratën e Donald Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb