SHBA ka njoftuar mbërritjen në rajonin e Karaibeve të aeroplanmbajtëses bërthamore “USS Nimitz” dhe grupit të saj goditës. Një lëvizje që vjen në një moment tensionesh në rritje mes SHBA dhe Kubës.

Komanda Jugore, përgjegjëse për operacionet ushtarake amerikane në Amerikën Latine dhe Karaibe, publikoi një mesazh në platformën X ku thuhej: “Mirë se vini në Karaibe, Grupi i Goditjes Nimitz”.

Vendosja e aeroplanmbajtëses përkon me shtimin e presionit politik dhe diplomatik nga administrata e Donald Trump ndaj Kubës.

Po ashtu, autoritetet amerikane ngritën një padi ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro lidhur me rrëzimin e dy avionëve civilë pranë brigjeve kubane në vitin 1996, një incident që vazhdon të mbetet burim tensionesh mes dy vendeve.

Analistët e sigurisë e shohin dislokimin e grupit goditës “Nimitz” si një sinjal të fuqishëm ushtarak dhe politik në rajon, ndërsa marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Havanës vazhdojnë të përkeqësohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: