Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron në një shkollë të mesme në rajonin e Luhanskut, i cili ndodhet nën kontrollin rus, sipas autoriteteve ruse.
Sipas deklaratave zyrtare, dronët ukrainas kanë goditur objektin shkollor, ku në momentin e sulmit ndodheshin 86 nxënës të moshës nga 14 deri në 18 vjeç në konvikt. Autoritetet ruse e kanë cilësuar ngjarjen si një “sulm barbar”, duke e dënuar ashpër atë.
Ministria e Jashtme ruse ka deklaruar se situata është ende në zhvillim dhe se aktualisht nuk ka informacione mbi identitetin e viktimave.
Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
