Drejtori i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në “Neës24 Fundjavë” me Megi Latifin foli mbi zgjedhjet që mbahen sot për kreun e ri të PD dhe mungesën e garës, sa kohë i vetmi emër në fletën e votimit është Sali Berisha.
“Procesi deri tani po shkon shumë mirë, nuk pritej ndryshe në fakt. Dimë që lajmërimi dhe angazhimi kanë qenë të plotë dhe shpresojmë që kështu do të jetë edhe reagimi i masës demokrate, sepse ky është një rast për të rikonfirmuar përmbylljen e një beteje të gjatë me pushtetin dhe Berishës që i priu kësaj beteje për mbijetesë. Në proces nuk shpëtoi vetëm Partia Demokratike por edhe opozita”, tha ai.
Lela nuk i ka kursyer edhe batutat ku tha se mungesa e kandidatëve të tjerë përballë Berishës, është sepse askush nuk mund të kandidojë përballë një “skuadre të madhe”.
“Imagjinoni një garë të Berishës me persona të panjohur. Referendumi për kreun e PD duhet të jetë diçka serioze
Garë ka kur luan Bayern-i me Parisin, jo kur luan Bayern-i me Prrenjasin.
Është dëshira e Prrenjasit të luajë me Bayernin por jo se ka garë. Gara duhet të jetë e vërtetë e të tingëllojë si garë, jo të jetë i simuluar”, tha ai.
