Sërish kontrolle janë zhvilluar në burgun e Peqinit.

Mësohet se gjatë këtyre kontrolleve janë zbuluar edhe disa sende të ndaluar në disa prej qelive të të dënuarve.

Kujtojmë se më herët kontrolle janë kryer edhe në burgun e Fierit dhe të Durrësit, ku sërish janë zbuluar sende të ndaluara, telefonë të modeleve të ndryshme, karikues telefoni.

Më konkretisht gjatë kontrollit ndaj të dënuarit Prel Vucaj, u sekuestruan:
•1 telefon celular i tipit iPhone me ngjyrë të zezë,
•1 karikues telefoni,
•2 fisha karikimi,
•dhe 1 palë kufje wireless.
Ndërsa të dënuarit Lulëzim  Demiraj iu gjetën:
•2 telefona celularë, konkretisht një Google Pixel me ngjyrë të zezë dhe një Samsung me ngjyrë gri,
•1 karikues ngjyrë e bardhë,
•si dhe 3 shishe me raki me kapacitet rreth 2 litra.

Njoftimi;

Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin

Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës ushtruan kontroll në ambientet e IEVP Peqin.

Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë G.B. iu gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni.

Të dënuarit P.V. iu gjetën: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje ëireless.

Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).

Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb