Agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar Gardën Revolucionare, ka hedhur poshtë deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me negociatat me Teheranin, duke i cilësuar ato si “propagandë mediatike”.

Sipas raportimit të transmetuar nga Al Jazeera, pala iraniane pretendon se nuk është marrë asnjë angazhim në lidhje me programin bërthamor të Iranit dhe se kjo çështje nuk është diskutuar në fazën aktuale të kontakteve mes dy vendeve.

“Vlen të kujtojmë se Trump kishte njoftuar më parë se negociatat mbi programin bërthamor të Iranit do të ishin një kusht kyç dhe thelbësor për çdo marrëveshje. Megjithatë, Irani nuk ka marrë asnjë angazhim dhe çështja bërthamore nuk është diskutuar në këtë fazë”, raportoi Fars.

Më tej, agjencia iraniane pretendon se vetë zyrtarë amerikanë kanë pranuar në komunikime me Teheranin se deklaratat e Trump në rrjetet sociale kanë karakter kryesisht promovues dhe mediatik për opinionin publik në SHBA.

“Zyrtarët amerikanë kanë këshilluar që të mos u kushtohet shumë vëmendje deklaratave të tilla”, shkruan Fars, sipas Al Jazeera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: