Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka ndarë një mesazh pas një takimi në Vatikan me Papa Leo XIV, gjatë një aktiviteti të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Në një reagim publik, Mediu e cilësoi takimin si një moment të veçantë në jetën e tij, duke theksuar simbolikën e këtij takimi.

Ai shtoi se përvoja ishte “e paharrueshme”, duke e përshkruar si një moment ku, sipas tij, bashkohet “madhështia e Zotit me përulësinë njerëzore”.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të Asambleja Parlamentare e OSBE në Vatikan.

“Është një moment i vecantë në jetë të kesh mundësinë të takosh Papën. I tillë ishte dhe ky moment për mua kur takova në Vatikan Papa LEO XIV së bashku me kolegët e Asamblesë Parlentare të OSBE.
Një moment i paharrueshëm, ku bashkohet madhështia e Zotit me përulësinë njerezore.”, shkruan Mediu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: