Glen Daja ka qenë edhe sot në rolin e trajnerit të parë të Dinamos, pas dënimit të Ilir Dajës i cili i ka besuar çelësat e pankinës. Ndryshe nga fitorja me Vllazninë, sot Dinamo u mund nga Elbasani duke qenë jashtë garës për titullin.
“Të them të drejtën për ne si ekip është hera e parë që nuk kishim asnjë qendërmbrojtës se edhe Aliji e ka pozicionin natyral në krahun e majtë, edhe Meksi, edhe Ismaili janë të dy mbrojtës të djathtë. Mungonte kapiteni i ekipit i cili për ne është pikë e rëndësishme, mungonte Teikseira, mungonte Lorran, Neziri… Beqja edhe pse luajti, luajti i sforcuar si Naseri e gjithashtu edhe Qëfalija. Nëse do të ishin në gjendje më të mirë, do të luanin nga fillimi por ishin të dëmtuar. Na mungoi edhe golashënuesi Bregu që është pikë e rëndësishme për ne. Para marrjes së të kuqit, e kishim nisur me 5-3-2, por nuk po them që po e dominonim por e kontrollonim e mund të shënonim me rastet që kishim. Ai i kuq, që të them të drejtën nuk e di a ishte apo nuk ishte, do e gjykojnë specialistët e arbitrimit… Por e kam me lojtarin tim që nuk e kuptoj atë lloj ndërhyrje në vijën anësore me atë lloj rrezikshmërie në vijën anësore. Jemi të limituar në zgjedhje. Me të kuqin kaluam në 4-4-1 që do thosha nuk po bënin si duhej presingut. Aty besoj na rrëshqiti loja nga duart. Pastaj kaluam me 4-3-2, e besoj që bëmë një pjesë të dytë të mirë me lojtar më pak në fushë, duke parë që përballë kishim Elbasanin.
Pse Gudiabi? Në pankinë kishim një djalë 18-vjeçar që është mbrojtës i djathtë. Pas ndeshjes po, po ta dija që do ndodhte kjo… Është hera e dytë. Herën e parë ka marrë dy të verdhë për tre minuta dhe është e njëjta gjë. Mënyra se si reagoi, nuk ke çfarë e do reagimin pas ndeshjes, se në fund fare na la me 10 veta.
Ne kemi treguar se në Final Four çdo ndeshje e kemi finale, si me Vllazninë, edhe me Elbasanin. Edhe pse me një më pak çunat dhanë maksimumin dhe i përshëndes. Edhe me Egnatian ekipi do futet të tregojë veten e vet, për të treguar që luan për fanellën që ka veshur, për ata tifozë që na mbështesin në shkallët e stadiumit dhe në fund për të mos prishur atë filozofinë e lojës së bukur të Dinamos. Kthime? Besoj që na u shtua Qardaku se ka probleme”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.
