“Harry Kanë është blerja më e mirë që kemi bërë ndonjë herë”. Kështu u shpreh Uli Hoeness, presidenti i nderit i Bayern Munich, për “bomberin” anglez dhe në fakt shifrat e konfirmojnë këtë. Kane mbylli një sezon fantastik me fanellën e Bayern Munich ku realizoi 61 gola në të gjithë kompeticionet, gola që i dhuruan Bayern 2 trofetë, titullin në Gjermani dhe Kupën.

Në finalen e Kupës, Harry Kane ishte i papërmbajtshëm duke realizuar një “tripletë” golash. Falë këtij tregolëshi, kapiteni i “Tre Luanëve” mbylli sezonin e rregullt me 61 gola, shifra më të vërtetë fantastike. Pasi bëri për vetë trofeun e krye “topçiut” në Bundesligë, Harry Kane fiton edhe “Këpucën e Artë” në Evropë. Kane mbylli sezonin në Bundesligë me 36 gola, ndërsa ndjekësi i tij më i afërt ishte Erling Haaland me 27 gola të shënuar me fanellën e Man.City. Në podiumin e golashënuesve më të mirë renditet Kylian Mbappe, me sulmuesin francez që mbylli sezonin me Real Madrid me 25 gola.

Me dy trofe këtë sezon dhe me 61 gola të shënuar, Kane shkon në Botëror i vetëdijshëm se është një nga favoritet kryesor për të fituar edhe “Topin e Artë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb