Olympiacos është kampion i Evropës në basketboll pasi mposhti Real Madridin me rezultatin 92-85 në një finale emocionuese deri në sekondat e fundit. Finalja ishte e luftuar, me spanjollët, që e nisën më fort, ndërsa vendasit e forcuan mbrojtjen e tyre dhe e mbyllën pjesën e parë me një epërsi prej dy pikësh.
Ekuilibri vazhdoi në pjesën e dytë, me rezultatin përfundimtar që u shndërrua në një barazim pikë për pikë, falë performances shumë të mire të francezit Evan Fournier, MVP-së së fundit, i cila i shpërbleu grekët dhe i riktheu ata në krye të Evropës pas trembëdhjetë vitesh. Pas suksesit tifozët grekë pushtuan rrugët dhe sheshet kryesore të Pireut, me festimet që vijuan deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.
