Jo vetëm trajneri Allegri. Nga Milan është shkarkuar edhe drejtori sportiv Igli Tare.  Instancat e larta të klubit kanë marrë këtë vendim, pasi klubi nuk përmbushi pritshmëritë dhe mbeti jashtë zonës Champions.

Tare qëndroi për një sezon dhe besimi ishte i madh se do ndërtonte një skuadër fituese, por nuk rezultoi kështu.

Largohen gjithashtu edhe CEO Giorgio Furlani dhe shefi i skautizmit Geoffrey Moncada. Te Milani me siguri do të ketë ndryshim “rrënjësor” për sezonin e ri.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: