Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash.

Karçanaj është parë duke hyrë në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.

Ajo po hetohet për skandalin tek AKSHI, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’, ku SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet e SPAK lidhen me disa procedura prokurimi me vlera të larta, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë favorizuar për kompani të caktuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb