Në Spanjë dhe Portugali nuk kanë asnjë dyshim mbi faktin se Jose Mourinho është i përzgjedhuri i Florentino Perez për të pasuar Alavo Arbeloa-n, por për të bërë zyrtare këtë transferim të “Specialit” duhet pritur edhe pak kohë. Njoftimi për rikthimin e dytë të portugezit në Madrid do të bëhet vetëm pasi të përfundojnë zgjedhjet për presidentin e ri të Realit, ku Perez do të ketë përballë Enrique Riquelme.
E përditshmja portugeze Record zbulon se nëse Perez nuk do të zgjidhet në krye të Real Madrid transferimi i Jose Mourinho-s mund të dështojë.
Në rast se Perez konfirmohet, atëherë zyrtarizimi i “Specialit” do të bëhet vetëm pas datës 7 qershor, ditë në të cilët do të zhvillohen edhe zgjedhjet për presidentin e ri të Real Madrid.
