Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku i plagosur ka mbetur një person.
I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga aksidenti, ka dhe shumë dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje po bën zbardhjen e rrethanave.
