Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, lidhur me çështjen e gjuhës shqipe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehu mirënjohje dhe respekt për studentët që protestuan në solidaritet me studentët shqiptarë në Shkup, duke e cilësuar kauzën e tyre si një të drejtë legjitime të garantuar nga Kushtetuta.
“Mirenjohje, mbështetje dhe respekt për studentët që protestuan sot në Tiranë në solidaritet me studentët shqiptarë në Shkup, për një të drejtë legjitime që e kanë të garantuar me Kushtetutë: të drejtën për gjuhën shqipe dhe barazinë”, shkruan Salianji.
Ai theksoi se reagimi i të rinjve duhet të shërbejë si shembull për çdo shqiptar, sa herë që preken çështje që lidhen me interesin kombëtar, identitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.
“Shembulli i këtyre të rinjve duhet të ndiqet nga çdo shqiptar sa herë që preken çështje që lidhen me interesin kombëtar, identitetin dhe të drejtat tona. Një shoqëri që reagon dhe ngrihet për kauza të drejta është një shoqëri më e fortë dhe më e vetëdijshme për të ardhmen e saj”, u shpreh më tej ish-deputeti demokrat.
Reagimi i plotë
Mirenjohje, mbështetje dhe respekt për studentët që protestuan sot në Tiranë në solidaritet me studentët shqiptarë në Shkup, për një të drejtë legjitime që e kanë të garantuar me Kushtetutë: të drejtën për gjuhën shqipe dhe barazinë.
Shembulli i këtyre të rinjve duhet të ndiqet nga çdo shqiptar sa herë që preken çështje që lidhen me interesin kombëtar, identitetin dhe të drejtat tona. Një shoqëri që reagon dhe ngrihet për kauza të drejta është një shoqëri më e fortë dhe më e vetëdijshme për të ardhmen e saj.
