Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari iu është bashkuar urimeve me rastin e festës së Kurban Bajrami.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari thekson se bashkëjetesa fetare në Shqipëri, është krenari kombëtare.

“Të nderuar qytetare të Tiranës, besimtarë, miq!
Gëzuar Kurban Bajramin.
Kjo është dita e madhe, ku Zoti ka zbrit në tokë mëshirën për krijesën e Tij më te dashur, njeriun.
Sprovë, mëshirë, shpërblim.
Le të jemi te gjithe bashkë, te ndihmojme, ta duam e ta respektojme njeri tjetrin.
Bashkëjetesa fetare në Shqiperi është krenari kombetare🇦🇱!
“Më afër Zotit është ai që është më afër me njerëzit”.
Gëzuar të gjithëve☝🏻🤝!”, shkruan Hajdari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb