Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, mirësi dhe solidaritet në çdo familje”, thuhet në një postim të Delegacionit të BE në rrjetet sociale.
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s.
