Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin që përfshiu ambientet e institucionit mbasditen e sotme, duke zbardhur vendndodhjen e saktë të vatrës dhe kohën e regjistrimit të incidentit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, ku si pasojë e një shkëndije elektrike zjarri ka rënë specifikisht në sallën e rrjetit (network-ut) të Drejtorisë.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë izoluar dhe fikur në një kohë mjaft të shkurtër, duke shkaktuar vetëm dëmtimin e disa kabujve elektrikë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e network-ut të DVP Tiranë.
Zjarri është izoluar dhe fikur në një kohë të shkurtër. Si pasojë janë djegur disa kabuj elektrikë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Aktualisht, në ambientet e Drejtorisë Vendore ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat e këtij rasti.
