Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë. Një person ka humbur jetën në kryeqytetin e Kosovës mbrëmjen e kësaj të mërkure, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Viktimë raportohet se ka mbetur Agron Hajdari.

Ndërkaq, sipas mediave në Kosovë viktima është i njohur edhe me nofkën “Radulla”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Enis Pllana ka bërë reagimin e parë mediatik, pas ngjarjes.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull). Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Pllana.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb