Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi sjell një tjetër pamje dramatike nga Spitali i Lushnjës, pikërisht nga Qendra e Gjakut.

Në një postim në ‘Facebook’, Korreshi denoncon situatën e godinës së amortizuar, ku marrin gjak të sëmurët me talasemi.

“Këtu jemi te Banka e Gjakut, një nga repartet më të rëndësishme. Kape pak, (tregon nga kamera) Shikoje pak këtë egrasinë! E kuptoni se si është situata këtu. E shikoni ça thotë aty; Qendra Rajonale. Të sëmurët me talasemi janë të shumtë në Lushnjë. Ata detyrohen çdo 3 muaj që të udhëtojnë drejt Tiranës për të dalë në komision për ilaçet. Le që këtu nuk ka gjak, por shiko si ka vajtur bari. A të hanë minjtë këtu?! Kjo është situata e Bankës së Gjakut!”, thotë Korreshi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: