Analisti Genc Burimi ka bërë një panoramë të zhvillime të fundit lidhur me procesin e negociatave të vendit.

Burimi gjatë intervistës në “News24” analizoi edhe konferencën e 8 Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke u ndalur edhe te raporti i IBAR.

Gjatë intervistës, theksoi se nuk është miratuar IBAR, por u miratua etapa e ndërmjetme.

“Është miratuar etapa e ndërmjetme, jo IBAR. Deri më sot qeveria Rama nuk dha asnjë shenjë…IBAR është i vetmi kapitull që ka dy miratime, një e ndërmjetme për të parë nëse je në rrugë të mirë dhe më pas rikthehen sërish për të parë nëse janë përmbyllur. Shqipëria, mund të themi është në mesin e ndeshjes. Dhe dua të them që Ramës iu dha avantazh që nuk duhej. Në konferencën ndërqeveritare, habitem për europianët “u mposhtën” kaq kollaj, nuk i kërkuan të paktën një lëshim te dhe Dosja Balluku apo dosja e zgjedhjeve, Rama nuk bëri asnjë lëshim nga 12 marsi deri më 26 maj. Pra Shqipërisë iu dha një gol që nuk e meriton, por me këtë apo pa këtë IBAR të ndërmjetëm, Shqipëria do t’i nënshtrohet miratimit përfundimtar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: