Analisti Fatos Lubonja në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 komentoi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duke ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e drejtësisë dhe ndikimin e politikës në vendimmarrje.

Sipas Lubonjës, çështja kryesore nuk lidhet vetëm me aspektin ligjor, por me mënyrën sesi drejtësia ndikohet nga ekuilibrat politikë dhe raportet e pushtetit.

“Të jem më i qartë, çështja është sa kemi të bëjmë me një drejtësi që vendos sipas ligjeve dhe pavarësisë dhe sa u vendos fati i tij nga ekuilibrat, politika, lojërat dhe ndërhyrjet”, u shpreh ai.

Lubonja tha se Veliaj po mbahet në burg edhe si një “kundërpeshë” politike, për të ruajtur balancën me çështjet penale ndaj figurave të opozitës.

Ai theksoi se nga ana teknike, argumentet për masën e sigurisë lidhen me rrezikun e prishjes së provave apo ndikimit mbi procesin, por shtoi se ekziston edhe dimensioni politik i çështjes.

“Të jem më i qartë, çështja është sa kemi të bëjmë me një drejtësi që vendos sipas ligjeve dhe pavarësisë dhe se sa u vendos fati i tij nga ekuilibrat, politika, lojërat dhe ndërhyrjet, sa ndërhyn politika nga ana e Ramës. Veliaj për mua është një kundërpeshë që duhet të rrijë në burg edhe për akuzat që i janë bërë dy kryetarëve, liderëve të opozitës, sepse ndryshe reforma e drejtësisë del hapur, do thonë doli Veliaj, doli e AKSHI-t, apo do thonë se u doli boja fare. Nga ana teknike ajo qëndron, nga rrezikshmëria që thonë, prish provat, kërcënon etj. Krijon problemin tjetër se mund të kthehet në Bashki nëse lirohet, sepse edhe problemet apo deklaratat me zotin Rama, pasi po u lirua duhet të kthehet në Bashki. Është edhe sistemi, çfarë pjese ka në këtë sistem zoti Veliaj, çfarë roli ka luajtur edhe në raport me Edi Ramën. Kemi edhe çështjen e inceneratorëve dhe në këtë aspekt jam i pakënaqur me drejtësinë, çfarëdo vendimi që të marrë”, ka thënë ai.

Gjithashtu Lubonja theksoi se situata e kriminalitetit në vend është shqetësuese.

“Unë shoh këtu që euro ka shkuar 90 apo 95 dhe që është provë sheshit që këtu po pastrohen paratë e krimit dhe t’i më thua që po luftojnë krimin e organizuar. Nuk po them që nuk kanë arrestuar, por krimi vazhdon lulëzon. Dhe këtu nuk është çështja e Edi Ramës është çështje e popullit shqiptar, e të ardhmes së Shqipërisë. Në kohën e Piramidave nuk i kemi rënë në qafë drejtësisë, por kush duhet të na mbronte ne? Atëherë duhet të kishte drejtë…Por edhe tani e njëjta situatë. Nesër kur të bjerë kjo Piramidë kam të drejtë t’i shkoj unë Dumanit t’i kërkoj llogari”, u shpreh Lubonja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: