Pritej prej disa ditësh, por tashmë është zyrtare. Edlir Tetova do të jetë timonieri i Teutës duke nisur nga sezoni I ardhshëm. Ka qenë vetë klubi durrsak, që me anë të një postimi ditën e sotme ka njoftuar se Edlir Tetova do të jetë trajneri i ri. Kujtojmë që Tetova rikthehet në vendlindjen e tij në Durrës, pas eksperiencës së jashtëzakonshme, teksa në 3 sezonet e fundit, arriti të fitojë dy kampionate radhazi me Egnatian e Rrogozhinës

Njoftimi i Teutës:

ZYRTARE: Edlir Tetova emërohet trajneri i ri i KF Teuta!

Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht z. Edlir Tetova në krye të pankinës sonë. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja.

I urojmë punë të mbarë dhe suksese në krye të ekipit!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: