Në takimin e zhvilluar me qytetarët, Orest Berberi deklaroi se demokratët kërkojnë një parti që u shërben atyre dhe jo një njeriu të vetëm.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Partia Demokratike sot ka nevojë për njerëz që nuk blihen, për njerëz të ndershëm që nuk e ndryshojnë qëndrimin sipas interesit personal.
“Kemi ardhur të themi disa të vërteta që shumë njerëz i mendojnë, por pak kanë guximin ti thonë. Humbja erdhi edhe sepse shpesh u sollëm si një forcë që nuk ishim gati për betejë. Mungesa e reagimit në momente kur duhet të ishim më të bashkuar. Nuk mund të kërkosh besimin e qytetarëve, kur hesht përballe sfidave. Unë refuzoj të besoj se ky është fundi i PD. Kjo PD besoj se ka ende njerëz të ndershëm dhe që nuk e shohin si biznes personal. PD ka nevojë për njerëz që nuk blihen dhe nuk ndryshojnë qëndrim sipas interesit të momentit. Ka nevojë për të rinj që nuk janë pengje të askujt. PD meriton një politikë që u shërben qytetarëve dhe interesave personale dhe lejeve të ndërtimit”, tha ai.
