Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti në një takim në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Tetovë dhe njëkohësisht kreun e partisë “VLEN”, Bilall Kasami.

Gjatë takimit, dy politikanët zhvilluan një bisedë të fokusuar te forcimi i bashkëpunimit ndërshqiptar, sfidat aktuale politike në rajon dhe rëndësia e koordinimit të faktorit politik shqiptar në funksion të interesave kombëtare dhe integrimit europian.

Sipas Berishës, në takim u diskutua edhe mbi perspektivën e integrimit në Bashkimi Europian, zhvillimet politike në rajon dhe nevoja që shqiptarët të kenë një zë të bashkuar dhe vizionar në proceset që lidhen me të ardhmen e rajonit.

Reagimi:

Kënaqësi të prisja në zyrë Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë “VLEN”.

Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe miqësore mbi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, sfidat aktuale politike në rajon, si dhe mbi rëndësinë e koordinimit më të madh të faktorit politik shqiptar në funksion të interesave kombëtare dhe të ardhmes sonë të përbashkët europiane.

Diskutuam gjithashtu për perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian, zhvillimet politike në rajon dhe domosdoshmërinë që shqiptarët të kenë një zë të fortë, të bashkuar dhe vizionar në proceset që lidhen me të ardhmen e rajonit dhe të kombit tonë.

Z. Kasami më përgëzoi për rizgjedhjen në krye të Partisë Demokratike dhe më uroi suksese në sfidat e ardhshme politike, gjë për të cilën e falënderova me shumë vlerësim dhe mirënjohje.

U dakordësuam të vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin me synimin për të forcuar më tej marrëdhëniet politike dhe institucionale mes faktorëve shqiptarë në rajon, në shërbim të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit europian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: