AF Elbasani ka gjetur stabilitet nën drejtimin e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, me teknikun serb që ka ndërtuar një skuadër konkurruese dhe të vështirë për t’u mposhtur në futbollin shqiptar. Statistikat e Gvozdenoviçit në pankinën e Elbasanit tregojnë një ecuri pozitive, teksa ai ka drejtuar ekipin në 66 ndeshje në total.

Në këto përballje, verdheblutë kanë regjistruar 28 fi tore, 21 barazime dhe 17 humbje, duke grumbulluar 105 pikë dhe një mesatare prej 1.59 pikësh për ndeshje. Një nga elementët që bie më shumë në sy te Elbasani i Gvozdenoviçit është organizimi i skuadrës dhe ekuilibri në lojë. Ekipi ka realizuar 93 gola, ndërsa ka pësuar 79, shifra që tregojnë se verdheblutë kanë pasur forcë sulmuese, por edhe stabilitet në repartin defensiv.

Trajneri serb ka arritur t’i japë Elbasanit identitet dhe vazhdimësi, ndërsa skuadra ka qenë shpesh konkurruese përballë emrave më të fortë të kampionatit. Numri i ulët i humbjeve në raport me ndeshjet totale tregon se Elbasani ka qenë një ekip i vështirë për kundërshtarët gjatë periudhës së tij në stol. Për më tepër, Gvozdenoviçi mbetet një emër i njohur për futbollin shqiptar edhe për karrierën e tij si lojtar, ku ka veshur fanellat e Tiranës, Skënderbeut dhe Kukësit.

Rezultatet e Ivan Gvozdenoviçit tek Elbasani

Statistika Shifra

Ndeshje 66

Fitore 28

Barazime 21

Humbje 17

Golat 93:79

Pikë 105

Mesatarja e pikëve 1.59

ELBASANI

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb