Armando Broja është rreshtuar nga “The Athletic” si transferimi i dytë më i keq i sezonit në Premier Ligë. Në total bëhet fjalë për 189 emra që u afruan nga klubet e Premier Ligë. Gazetari Tim Spiers nga Londra analizoi të gjithë transferimet e merkatos. Madje u është drejtuar Koventrit, Ipsuiçit dhe Hull Sitit që të mos e mendojnë Brojën si opsion. Bëhet fjalë për klube të sapo ngjitur në Premier Ligë, siç ishte edhe Bërnli në momentin që vendosi të transferonte sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Vendin e parë në listën e krijuar e mban Harvi Eliot. Ky i fundit u huazua nga Liverpulit tek Aston Vila dhe nuk dha asgjë. Në vend të parë si transferimi më i goditur qëndron një shqiptar, pikërisht Granit Xhaka që u ble nga Sandërlend dhe u kthye në kapiten. Xhaka udhëhoqi ekipin drejt Ligës së Europës.

Para se të vazhdojë me analizën e tij, gazetari anglez lë shënimin: “Ju lutem mbani mend, është thjesht për argëtim”.

RAPORTI I PUBLIKUAR NGA “THE ATHLETIC”

Transferimi i dytë më i keq: Armando Broja nga Çelsi te Bërnli

Shuma e raportuar e transferimit: 20 milionë paund (me bonuse)

Kontrata e firmosur: 5-vjeçare

Përshtypjet e para: Është vërtetë e vështirë të argumentosh se Broja është sulmuesi që do ta ndihmojë Burnlin të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez, duke parë se në tre sezonet e fundit, mes Çelsit dhe huazimeve te Evertoni dhe Fulhemi, ai ka shënuar vetëm tre gola në 58 paraqitje. Po, e lexuat saktë. Nuk është gabim shtypi.

Përfundimi: Duke pasur parasysh shifrën e transferimit, ai ndoshta duhet të ishte transferimi më i keq, por të jemi të sinqertë, pritshmëritë ishin të ulëta. Tre gola në 58 paraqitje janë kthyer në katër gola në 84 ndeshje. Nëse je Koventri, Ipsuiç ose Hull Siti, as mos e mendo si opsion.

HJjadhQaoAAhj2U (1)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: