Kushtet e vështira të jetesës në zonat rurale dhe pamjaftueshmëria e të ardhurave nga pensioni po detyrojnë të moshuarit të punojnë në bujqësi.

Ndonëse është 90 vjeç, Ramadan Kaja nga Fushë-Gjorica e Bulqizës thotë se nuk i është ndarë asnjëherë punimit të tokës, për të siguruar të ardhura për familjen e tij.

Punimi i tokës për të mbetet i vështirë, si për shkak të rënies së fuqisë punëtore, ashtu edhe për shitjen e plotë të prodhimit.

Para viteve 90-të e gjithë fusha e Gjoricës mbillej me grurë, kurse sot toka lihet djerr dhe banorët e përdorin vetëm, për të korrur bar për bagëtinë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb