Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve nga aksidenti raportohet se një person ka humbur jetën. Vktimë ka mbetur Halil Gjashi, i cili ishte pasagjer në një prej automjeteve.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur shkaqet e përplasjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: