Etnik Brruti ka firmosur me Hajduk Split. Kontrata me klubin kroat është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Brruti afrohet te Hajduku si lojtar i lirë, pasi e mbylli me Malishevën.

Për të është eksperienca e parë jashtë Kosovës. Nuk do e ketë të vështirë të përshtatet duke qenë se pjesë e ekipit janë Ron Raçi dhe Adrion Pajaziti.

Etnik Brruti është ftuar edhe nga Kombëtarja shqiptare, pavarësisht se minutat kanë munguar dhe përfundoi në tribunë. 22-vjeçari ndërkohë është vendosur në dispozicionin e Alban Bushit te Shqipëria U-21.

Te Malisheva pati një sezon mjaft pozitiv. Në kampionat regjistroi 9 gola dhe 4 asistime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: