Një viktimë dhe katër të plagosur është bilanci aksidenti të ndodhur në Klos, ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë.’

Viktimë mbeti Halil Gjashi. Të dyja automjetet lëviznin në sensin Bulqizë – Klos ndërsa atomjeti që drejtohej nga shtetasi Xhoni Sallaku dyshohet se ka goditur nga pas automjetin që drejtohej nga shtetasi Sajmir Cecja.

Ky i fundit po kthehej për në varreza që ndodhen pak metra larg rrugës së Arbrit. Si pasojë e goditjes së fortë, ka humbur jetën në vendngjarje 60-vjeçari Halil Gjashi, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjithë personat e tjerë që ndodheshin në automjet.

Ata janë dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se edhe një pasagjer tjetër që ndodhej në mjetin ku ishte viktima, është në gjendje të rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur Kryeprokurori i Dibrës Abaz Muça dhe në ndihmë të ekspertëve vendës edhe eksperti i aksidenteve nga Tirana, Fisnik Viçishti.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Xhonatan Sallaku i cili pritet t’i nënshtrohet testit të alkoolit dhe ekspertizës për mënyrën e drejtimit të automjetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: