Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se nëse protestat kundër projektit në Zvërnec do të vijojnë, atëherë rrezikohet të ndodhë ajo që ai e quajti “tragjedia e Porto of Montenegro”.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Rama tha se projekti luksoz në Malin e Zi u ndërtua nga një investitor i cili kishte shprehur interes për të ndërtuar Portin e Durrësit, por në Shqipëri u pengua.
Indirekt kreu i qeverisë tha se vijimi i protestave në bregdetin e Zvërnecit mund të sjellë largimin e investitorit.
“Porto of Montonegro që bëri fatin e Malit të Zi u ndërtua nga dikush që u sorollat në Shqipëri me vite, donte të bënte Portin e Durrësit dhe vajti në Mal të Zi”, tha Rama.
Edi Rama: Sot që flasim, investitorët kanë marrëveshje me aman hotel, sheval blo është brandi më ekskluziv sot i cili është në Paris në Venecia dhe do vijë në Vlorë nëse së bashku do ja sigurojmë mirëseardhjen nëse do vazhdoni edhe ca ditë kështu do ndodhë tragjedia e Porto of Montegro por në përmasa të kësaj kohe. Porto of Montonegro që bëri fatin e Malit të Zi u ndërtua nga dikush që u sorollat në Shqipëri me vite, donte të bënte Portin e Durrësit dhe vajti në Mal të Zi. Sot Mali i Zi i ka pagat më të larta dhe të ardhura për frymë më të larta falë atyre investimeve që nuk pati frikë ti bëjë dhe nuk ua vuri shqelmin në fyt investitorëve… Që u ndërtua nga dikush që u sorollat ndër vite…Çfarë do zgjedhim, të shohim Malin e Zi nga mbrapa apo ta parakalojmë ma thoni dhe unë adaptohem sepse unë jam këtu me votën tuaj…”, theksoi ai.
