Mes spekulimeve të shumta rreth së ardhmes së tij, Rodri ka bërë të qartë se prioriteti i tij absolut mbetet Botërori dhe kombëtarja.

Mesfushori spanjoll i Cityt deklaroi se nuk dëshiron të merret me çështje që lidhen me karrierën e tij në nivel klubesh deri në përfundim të turneut madhor.

“Jemi këtu për të folur për Kupën e Botës. Sa i përket të ardhmes sime, do të pres derisa të mbarojë Kupa e Botës. Është normale të flasësh për lojtarë që shkojnë në klube të ndryshme. Unë jam kapiteni i ekipit kombëtar, përgjegjësia ime është të jem lider brenda grupit. Do të përqendrohem te Kupa e Botës”, shtoi ai.

Lidhur me gjendjen e tij fizike, Rodri dukej i sigurt dhe i përgatitur.

“Jam në formën time më të mirë. Kam pasur më pak stërvitje fizike dhe më pak ndeshje, por mezi pres ta udhëheq ekipin”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: