Një i ri që mori fjalën në protestën e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila lidhet me ndërtimet në zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe terapinë hormonale në QSUT, ka bërë thirrje për reagim ndaj qeverisë dhe opozitës.
Ai u shpreh se sipas tij as qeveria dhe as opozita nuk kanë vëmendje për qytetarët, ndërsa theksoi nevojën për bashkim mes protestuesve.
“Opozitës dhe qeverisë s’i bëhet vonë për shqiptarët. Ne kemi njëri-tjetrin. Kur kryeministri të dalë në publik, sabotojeni, se është shumë i zgjuar për të ndikuar,” u shpreh ai gjatë fjalës së tij, ndërsa bëri thirrje për anulimin e projektit të Zvernecit.
