Massimiliano Allegri është gjithnjë e më pranë stolit të Napolit, megjithëse largimi i tij nga Milani vazhdon të shoqërohet me polemika. Palët ende nuk kanë gjetur një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e kontratës, çka po vonon vetëm zyrtarizimin e trajnerit italian te klubi napolitan.

Ndërkohë, presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv Giovanni Manna kanë nisur punën për ndërtimin e skuadrës së re. Mes emrave të përfolur për përforcimin e ekipit spikat Adrien Rabiot, një nga lojtarët e preferuar të Allegrit, ndërsa Napoli po monitoron edhe portierin Matej Kovar si dhe mbrojtësit Mario Gila dhe Dodo.

Klubi po vlerëson gjithashtu situatën e lojtarëve që do të rikthehen nga huazimet, me synimin për të krijuar fonde të reja në merkato dhe për t’i ofruar Allegrit një skuadër sa më konkurruese.

Pavarësisht ngërçit me Milanin, Napoli po projekton të ardhmen me Allegrin në krye dhe me objektivin e qartë për të ndërtuar një ekip të aftë të luftojë për titullin në sezonin e ardhshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: