Portieri 33-vjeçar i Argjentinës, Emiliano Martínez, ka habitur tifozët me një deklaratë të fortë lidhur me të ardhmen e tij në futboll.

Heroi i triumfit të kësaj kombëtarje në Kupën e Botës 2022 ka bërë të ditur se është i gatshëm t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren nëse “Albiceleste” arrin të fitojë edhe një tjetër titull botëror radhazi.

“Nëse fitojmë dy Kupa Bote radhazi, unë do ta lë futbollin të hënën, menjëherë pas finales!”, deklaroi Martínez.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: