“Telenovela” Vlahovic-Juve është në serinë e fundit. Në Torino është parashikuar një mbledhje, një takim në shkallë të gjerë, për të vendosur në lidhje me të ardhmen, do të ketë rinovim apo largim falas. Me 1 korrik, sulmuesit serb i përfundon kontrata, për këtë arsye palët janë në garë me kohën për të gjetur një zgjidhje finale. Luciano Spalletti e kërkon me çdo kusht, ia ka bërë të qartë këtë dëshirë edhe drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, por pengesë e fortë mbetet kërkesat ekonomike të lojtarit. Vlahovic kërkon 9 milionë euro në sezon, ndërsa Juve nuk i ofron më shumë se 6 milionë euro, plus bonuse.

Diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është e vogël, për këtë arsye e ardhmja e Vlahovic është totalisht e paqartë. Nëse palët nuk gjejnë një akord për rinovimin e kontratës, Vlahovic dhe përfaqësuesit e tij pritet të futen në negociata me ekipet e interesuara për kartonin e tij. Napoli qëndron në “dritare”, ku Allegri është gati t’i besojë sulmin, por në të njëjtën kohë, Vlahovic ka edhe shumë admirues kudo në Evropë.

Prej kohësh ekipe si Bayern Munich, Chelsea, Barcelona dhe Newcastle, janë gati të investojnë për Vlahovic. Fakti që serbi përfaqëson një okazion pasi do të largohet falas, e bënë më të lehtë për këto klube t’i plotësojnë kërkesa e tij ekonomike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb