Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur protestuesve që kanë kërkuar largimin e tij dhe dorëheqjen e qeverisë.
Ai foli edhe në lidhje me refuzimin e dialogut nga ana e tyre, ku tha se ka kërkuar të flasë më protestues dhe jo me ata që sipas tij janë të çartur.
“Dorëheqjen e kujt?! (Qesh). Kam një përgjigje, Ti referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, se tani më këtu nuk ka asgjë të re. Nuk kam kërkuar që të bisedoj me asaj nga ata që janë të kurdisur dhe ata që janë të çartur, Por kam kërkuar me ata që në kanë votuar. Kam respekt për ta, dhe jam gati të bisedoj me ta. Ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri me një film të vjetër. Asgjë nuk më lëviz mua nga istikami ku më kanë vendosur shqiptarët. Kush flet në emër të shqiptarëve, mos të harrojnë se përfaqësoj shqiptarët.”, tha ai.
