Kryeministri Edi Rama në daljen e tij për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, foli sërish për çështjen e Zvërnecit, duke komentuar edhe protestat e fundit të zhvilluara për të ndaluar projektet në zonat e mbrojtura.
Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe protestuesve të cilët i kërkojnë dorëheqjen, duke deklaruar se është votuar nga 800 mijë shqiptarë vitin e kaluar.
“Unë përfaqësoj dhe mishëroj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve, kush flet në emër të ndjenjave të vërteta se çfarë mund të ndodhë me mjedisin është i mirëseardhur të bisedë, ata që vijnë me librin e shtëpisë time poshtë dritares këtu dhe te PS dhe vijnë vërdalle për rrugë si ata çakej që ulërinin Greqia është e grekëve, ata janë subjekt për Zotin, dhe zoti i faltë”, tha ai.
