Qytetarë dhe aktivistë do të protestojnë sërish sot në Tiranë në protestën e katërt kundër projektit që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit.
Pjesëmarrësit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë ndalimin e projektit dhe më shumë transparencë mbi procedurat e ndjekura.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në terren, ndërsa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është instaluar një gardh metalik, ndërsa ndodhen edhe forca të shumta policore.
Kjo është protesta e katërt radhazi kundër projektit në Zvërnec, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e reagimeve qytetare deri në tërheqjen e planit të investimit.
