Kristjan Asllani foli pas ndeshjes që Shqipëria humbi 0 me 1 ndaj Izraelit. Miqësorja u luajt në stadiumin “Air Albania”.

Ka qenë shumë pozitv. Trajneri është shumë rob i mirë. Do presing të lartë dhe agresivitet. Kemi pasur vështirësi në pjesën e parë sepse ishin me dy mesfushorë dhe unë me Ramadanin ishim pak, do dalim apo jo. Në të dytën gati shkuam 1 kundër 1, na vjen keq. Pësuam atë gol dhe na vjen keq sepse besoj kemi bërë ndeshje të mirë sot.

Zgjedhjet i bën trajneri, por të gjithë çunat janë gati. Është shumë e vështirë të luash dy ndeshjet e fundit, kur ka mbaruar kampionati. Jemi stërvitur të gjithë mirë. Tani presim Luksemburgun.

E ardhmja? Nuk e di. Beshiktashi ka të drejtë blerje deri më datë 15. Jam gjetur shumë mirë atje, kam luajtur të gjitha ndeshjet. Shpresoj të rri atje. Nuk i dihet“.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb