Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran komentoi humbjen 0-1 në debutim ndaj Izraelit.

“Më vjen keq që përfundoi kështu kjo ndeshje, doja një ndeshje tjetër, duke qenë që ishte e para. Kemi bërë ndeshje të mirë dhe të keqe. Në minuta të caktuara kemi pasur edhe momente që mund t’i shfrytëzonim, por kemi bërë mirë.

Pozicioni i lojtarëve, Hoxhës, Laçit, Mehmetit dhe Ramadanit? Jam dakord që në pjesën e parë bëmë ndeshje të mirë, por në të dytën humbëm ekulibrin. Prej karakteristikave të lojtarëve bëra këto zgjedhje, lojtarët duhet të ndryshoheshin me njëri-tjetrin, të vinin në ndihmë të “pykës”. Hysaj mund të ndihmonte si numër 5 për të çuar topa përpara. Izraeli është skuadër teknike, të vë në vështirësi për shkak të presingut dhe ne e humbëm këtë balancë.

Edhe pse kam pak ditë që punoj, nuk është e mirë të punosh për një tjetër ndeshje kur sapo ke humbur. Të shohim çfarë mund të përforcojmë tek elementet që s’ishin mirë sot. Ishte një ndeshje jo fortë komforte, pasi ishte kundërshtar që të vë në vështirësi me posedim topi. Por mendoj se lojtarët i janë përgjigjur ideve të mia edhe pse kemi pak ditë që punojmë.

Kjo ndeshje edhe pse ka pasur elementë negativë dhe pozitivë, rezultati nuk është pozitiv. Broja është pikë reference edhe për lojtarët e krahut, por për karakteristikat që ka, lëviz në fushë. Nuk ka pasur shumë mundësi pasi një sulmues qendre duhet të furnizohet me topa, por ishte i lëvizshëm si lojtar për shkak të karakteristikave.

I mikpritur në Shqipëri? E kam vënë re këtë element. Më vjen keq që nuk ua pagova shqiptarëve këtë mikpritje. Por është një ndeshje që jem indikacione të mirë për të punuar, vazhduar e marrë rezultate më të mira”, tha Maran.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: