Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor ndaj Sllovenisë U-21.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi zhvilloi me sukses seancën e fundit stërvitore në “Športni park Nova Gorica”, duke finalizuar kështu përgatitjet për sfidën e radhës. Kuqezinjtë u zhvendosën një ditë më parë në Slloveni, ku do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në kuadër të programit të tyre përgatitor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti Benjamin Dibrani është larguar nga grumbullimi për arsye shëndetësore. Në vend të tij, grupit do t’i bashkohet nesër futbollisti Ledjo Tresa.

Ndeshja e parë miqësore mes Sllovenisë U-21 dhe Shqipërisë U-21 do të luhet më 5 qershor, në orën 20:15, në stadiumin “Ajdovščina”. Takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb