Shqipëria pësoi disfatë 0-1 ndaj Izraelit, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Një paraqitje pozitive në mes të shtyllave zhvilloi portieri kuqezi, Alen Sherri, i cili bëri disa pritje të rëndësishme. Sherri, ka bërë një postim në rrjetet sociale, një ditë pas ndeshjes.
“Dje kisha nderin dhe krenarinë të vesh fanellën e Kombëtares së Shqipërisë për herë të parë si titullar. Një moment që nuk do ta harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”.
View this post on Instagram
