Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian Chivu për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028, duke konfirmuar besimin e plotë ndaj projektit teknik të drejtuar nga tekniku rumun.
Pas punës së bërë në krye të skuadrës dhe 2 trofeve të fituara në këtë, drejtuesit zikaltër kanë vendosur t’i besojnë Chivut vazhdimësinë e projektit afatgjatë.
Objektivi për sezonin e ardhshëm është i qartë, krijimi i një skuadre konkurruese në Champions dhe fitimi i trofeut më prestigjioz për klub.
